Diskutohet vota e emigrantëve, mund të votojnë edhe duke paraqitur një dokument që vërteton banimin jashtë shtetit
Vota e emigrantëve në diasporë është kthyer në kryefjalë, kjo pasi Komisioni Qëndror i zgjedhjeve kërkon saktësi dokumentesh vërtetimi.
Komisioni rregullator dakortësoi propozimin e bërë nga shoqata e Diasporës që cdo emigrant që jeton jashtë territorit shqiptar të mund të pajiset me fletën e votimit edhe duke paraqitur vetëm një dokument të cfarëdoshëm që e lidh atë me adresën e tij të banimit.
Emigrantët nuk do të kufizohen vetëm duke paraqitur dokementin që vërteton pronësinë e shtëpisë, apo kontratën e qirasë, por mjafton që të ngarkojnë online në KQZ, një dokument që të provojnë se banojnë aty ku ata kërkojnë t’ju shkojë zarfi me fletën e votimit.
Por gjatë diskutimit në komision, nuk munguan debatet.
“Duhen edhe vërtetime bankare që përmbajnë adresën e banimit, pasi lista nuk është shteruese”, thotë Helga Vukaj.
“Edhe patenta kur përmban adresën e banimit, ose çdo dokument tjetër i cili provon adresën dhe është lëshuar në shtetin e huaj, qoftë edhe private”, shprehet Ilirjana Nano.
“Nuk duhet noterizim apo përkthim i aktit, kurse dokumentet pranohen në atë gjuhë që janë lëshuar”, thotë Muharrem Caka.
KQZ ka miratuar një listë me disa dokumente të cilët janë të pranueshëm, kryesisht pronësi banese, kontrata qiraje apo fatura shërbimesh.
Nëse ndonjë emigrant ka një dokument tjetër i cili nuk është në këtë listë, ai do të pranohet nga KQZ, edhe pse kjo e fundit është në limit të procesit të vënies në dizpozicion të fletës së votimit për të shkuar dhe kthyer në kohë brenda datës së zgjedhjeve. /vizionplus.tv




