Subscribe

7 ligjet kryesore qe lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e reformës ne drejtësi do te miratohen deri ne 15 korrik. Kalendari është përcaktuar tashme ne nje mbledhje, te cilën opozita e bojkotoi; nje gjest i pakuptimte ky per maxhorancen, e cila i ka kujtuar demokrateve se ishin pikërisht ata qe kërkuan votimin ne te njëjtën seance te ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve organike. Por sipas PD nuk mund te diskutohen ligjet persa kohe qe ende po negociohet drafti kushtetues. Xhafaj e ka bere te qarte se puna per miratimin e ligjeve do te vazhdoje pavarësisht mungesës se opozitës, por bylykbashi thekson se këto veprime te njëanshme vene ne rrezik negociatat. Komisioni i reformës ne drejtësi nisi diskutimin e ligjit te pare, qe është ai per Gjykatën Kushtetuese, ligj i cili pritet te miratohet ne komision brenda kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *