E shtunë, 31 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Diskutimet vazhdojnë”, Gjiknuri: E rëndësishme është që Amnistia të marrë votat e nevojshme

Sot në Komisionin e Ligjeve u konstituua Grupi i Dialogut. Pas mbledhjes deputeti socialist Damian Gjiknuri foli për mediat, ku u ndal dhe tek Amnistia Penale.

Ai tha se diskutimet do të vijojnë dhe se është e rëndësishme që Amnistia të marrë votat që duhen.

Reklamë

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishme është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha Gjiknuri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë