Përfaqësuesit e forcave politike në këshillin politik nuk kanë arritur asnjë marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore. Pavarësisht nderhyrjes edhe të nje përfaqësuesi të ambasades së Shba, palët nuk kane arritur konsensus për disa pika, mes të cilave edhe propozimi i PD për qeverinë kujdestare.

Oerd Bylykbashi deklaroi në dalje nga pallati i Kongreseve se PS nuk ka vullnet për konsensus dhe për të ofruar garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Megjithatë Bylykbashi tha se është dakortësuar që bisedimet të vijojnë të hënëm për pikat ku palet janë ende larg.

Duhet thene që për një sere ceshtjesh të tjera u gjet marrëveshja në këshillin politik. Procesi i identifikimit biometrik dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë kërkesa qe sipas Bylykbashit duhet të realizohen 100%, sikurse KQZ nuk mund të jetë ne kontrollin e PS.

Nderkohe Rudina Hajdari tha se edhe një herë PD, PS dhe LSI ia mbyllën derën shqiptarëve dhe ambasadës së ShBA pasi mendojnë vetëm për interesant e ngushta vetjake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *