Në mbledhjen e sotëm të Këshillit Kombëtar të PD-së, anëtarët kanë bërë disa propozime.

 

Një ndër ta është Roland Bejko, i cili tha se është dakord me propozimin e Salianjit për kthimin e garës dhe të votës, ndërsa shtoi se duhet të ketë kandidaturë alternative.

 

PJESË NGA DISKUTIMI

Basha: propozime te tjera ka?

Roland Bejko: Une jam dakord qe te kemi votim dhe te kene kandidatura alternative sepse do te kishin me shume legjitimitet.

Spiro Cura: Jam dakord ose qe te pakten kandidaturat e propozuara te dalin dhe te mbajne nje fjale para se te zgjidhen.

Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupe qe ka qene dhe herën e kaluar, jam dakord me propozimin e Salianjit dhe Bejkos qe te paktën nga hera tjetër të procedojmë ne këtë mënyrë, por sot kjo trupe duhet te votoje siç ka votuar herën e kaluar dhe te themi te vërteten qe ne kete parti kështu jane zgjedhur perhere mos bejme sikur nuk kemi qene këtu.

Gazment Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nese ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 te anëtarëve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *