Për opozitën, nëse Komisioni Rregullator zgjedh që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo emra të kandidatëve për deputetë, atëherë do të përmbushej synimi i mazhorancës për të fshehur figurat e lidhura me krimin.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, kandidati për deputet i PD, Oerd Bylykbashi tregoi se koalicioni opozitar është për fletën e votimit me emra.

 

Duhet parë nga interesi i zgjedhësve, zgjedhësit që po kërkojnë ndryshimin kërkuan lista të hapura. Ndërkohë që nuk u hapën plotësisht, përpjekja e PS është që të fshehë emrat me numra. Në listat e PD janë njerëz me integritet, profesionistë, që ofrojnë diçka të re. Nuk e di çfarë mund të ndryshojë Edi Rama, ai mund t’i ndryshojë gjërat vetëm për keq se për mirë nuk ka çfarë bën. Emrat e PS në Durrës janë të lidhur me botën e krimit në një mënyrë apo tjetër dhe këtë përpiqet të fshehë Edi Rama. Interesi i zgjedhësve është që të zgjedhin skuadrën më të mirë. Ne ofrojmë një skuadër që së bashku do të sjellë ndryshimin.”

 

Nga ana tjetër, fajin pse vota e emigrantëve nuk u arrit as për këto zgjedhje, Oerd Bylykbashi e la te Partia Socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *