E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Disfata e PD-së “fshin” Agron Dukën dhe PAA-në

Rezultati i dobët i Partisë Demokratike në Durrës rrezikon praninë në parlament të kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ndodhet i pesti në listat e PD-së.

 

Ndërsa po numërohen kutitë e fundit në këtë qark, kryesisht në qytetin e Krujës, probabilitetit që Duka të jetë në parlament është relativisht i vogël pasi I duhet një diferencë shumë e madhe në raport me votat e marra nga PS në kutitë e fundit për të marrë mandatin e pestë.

 

Reklamë

Por, përveç mandatit të tij, edhe dy kandidatët e tjerë të PAA-së, në Tiranë dhe Fier, mbeten jashtë kuvendit.

 

Kështu, Olsi Cuko i renditur i pesti në Fier pasi PD në këtë qark mori vetëm katër mandate ndërsa në qarkun e Tiranës, biznesmeni Fuad Haxhiymeri ishte i renditur i 13, ndërkohë që PD ka siguruar 11 mandate.

 

Nëse rezultatet mbeten të tilla këto zgjedhje do të ishin një zhgënjim shumë i madh për Agron Dukën i cili negocioi shumë me kreun e PD-së Lulzim Basha për të patur kandidatë në pozicione të favorshme

Vazhdo të lexosh

Reklamë