140 persona me aftesi te kufizuar kane protesuar paraditen e sotme para zyrave te bashkise se Pogradecit. Protesta e tyre ka te beje me mos marrjen e indeksit te pagave te invalidit nga viti 2005- 2010. Edhe ne kushte kur gjykatat jane shprehur ne favor te tyre. Kjo eshte Firzilet Capo nene e nje 30 vjecari me aftesi te kufizuar ne mungese te djalit te saj ka protestuar nena si kujdestare e tij. Ajo thote se eshte e mbytur ne borxhe per shkak te te ardhurave te pakta qe ka ne familje, aq sa e ka te veshtire t’iu dalë para borxhdhenesve.

FIRZILETE CAPO

“Kam erdhur per hallin e djalit. E kam te semure me aftesi te kufizuara. Nga 2005 deri ne 2010 na eshte mbajtur nje fond page nuk na eshte dhene. Une jam kujdestarja e djalit. Dhe eshte marre nje vendim nga avokat Sinan Tafaj qe duhet te likujdohemi per keto leket. Vendimi eshte i formes se prere. Presim nga bashkia te na likujdoje. Vemdimi ka dale prej tete muajsh. Une i kam borxh per t’i lare. Sepse kur shikon ate qe ia ke borxh, ul koken dhe nuk e shikon dot ne sy.”

 

Xhensila Bardho ka mbaruar inxhinieri ushqimore. Nga njera ane, ajo kerkon leket e padhena nga viti 2005-2010, dhe nga ana tjeter kerkon nje vend pune prej diçka me shume se prej 4 vitesh, pune te cilen thote se e ka te veshtire per ta gjetur.

“Jo nuk punoj. 100 lek. Mua ato sme dalin per vete. Dhe kujdestaren qe kisha ma hoqen. Kerkoj e pune se kam mbaruar shkollen. Por me thone ska pune. Viti katert qe kam mbaruar por pune s’po gjej.”

Irsa Karapança, drejtore e financave prane Bashkise se Pogradecit ka bere me dije se nga ana e ketij institucioni ka komunikim te vazhdueshem me Ministrine e Financave per zgjidhjen e ketij problemi. Sipas drejtores, shuma financiare eshte rreth 20 milion leke, shume e cila pritet te çelet nga Ministria e Financave.

IRSA KARAPANÇA DREJTORE E FINANCWS

“Biseduam me grupin qe ishin tek Bashkia Pogradec. Jane 200 veta sipas vendimit te gjyqit. Rame dakord qe do flasim me ministrine e finamcave per te terhequr fondin, i cili eshte rreth 20 mln leke te reja. Duke qene se bashkia eshte agjenti. Shpresojme qe me qeverine e re te bejme pagesat dhe te mos jene me keste, por qe te ndihmojme qytetaret.
Ne bashkine e Pogradecit mesohet se ka me shume se 1000 persona me aftesi te kufizuar. Te gjithe te perfshire ne procese gjyqesore qe s’i kane marre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *