Teksa po afrohen Krishtlindjet dhe Viti i ri, shumë vende në Evropë kanë ashpërsuar  masat  për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Kryeministri i Francës Jean Castex bëri të ditur se do të ndalohen festimet në ambiente me shumë njerëz, ndërsa rajoneve do t’u kërkohet të kufizojnë koncertet dhe tubimet publike.

 

JEAN CASTEX

KRYEMINISTRI I FRANCËS

 

“Në vend që të përcaktojmë një numër specifik prej 6,8 apo 10 personash duhet të mendojmë të gjithë njësoj. Sa më pak të jemi aq më pak rrezik ka për t’u infektuar. Qoftë në shtëpi, në restorante apo bare le të shmangim festat e mëdha dhe tubimet e mëdha.”

 

Kryeministri francez gjithashtu njoftoi se marrja e dozës së tretë do të ulet në afatin 4 muaj pas dozës së dytë dhe nuk duhet të kalojë më shumë se 5 muaj.

 

Ndërsa nga janari vërtetimi që qytetarët e kanë kaluar virusin nuk do të jetë I vlefshme për personat, që duan të frekuentojnë restorantet apo përdorin transportin publik.

 

Edhe qeveria zvicerane ka vendosur të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia. Kufizimet do të prekin kryesisht personat, që nuk janë vaksinuar .

 

Sipas autoriteteve vetëm ata që janë të vaksinuar ose shëruar do të kenë akses në hapësirat e brendshme, në restorante, institucione kulturore dhe ambiente sportive.

 

Gjermania, Irlanda dhe Holanda po ashtu kanë njoftuar se do të ashpërsojnë masat për shkak të variantit “Omicron”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *