E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Disa të plagosur nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali

10 persona janë plagosur nga shpërthimi i një prej kratereve të vullkanit Etna në Itali. Ata janë shtruar në spital, pasi kanë marrë dëmtime të lehta, kanë pësuar djegje nga llava dhe të cara. Një pjesë e të lënduarve ishin turistë dhe një grup i rrjetit BBC, që ndodhej për xhirime. Riaktivizimi i vullkanit kishte nisur dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në një tjetër krater. Etna është një nga vullkanët më aktivë në botë dhe tërheq jo vetëm ëmendjen e shkencëtarëve, por edhe të turistëve që dëshirojnë të shijojnë spektaklin e zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë