Subscribe

Kjo 19-vjeçare nga Vlora është një nga maturantet ekselente te vendit dhe studentja me e re e Fakultetit te Drejtësisë. Ana Lena kryesonte listën e fituesve te degës se Drejtësisë dhe tashme e ka bere zgjedhjen e saj. Ajo refuzoi çdo oferte, madje dhe bursën e qeverise, si nje nga 10 maturantet ekselente për studime ne një nga Universitet e Stambollit.

 

Ana është regjistruar qe ne fazën e pare te këtij procesi, ashtu siç e përcakton udhëzimi. Por edhe mbi 90% kandidateve fitues te degës se Drejtësisë tashme janë zyrtarisht studente. Dekani i Fakultetit, Artan Hoxha, tregon per Vizion Plus se Drejtësia, ashtu si Mjekësia, po mbyll regjistrimet qe ne raundin e pare.

 

Reforma ne arsimin e larte e veçanërisht ajo ne Drejtësi, ka prekur edhe programet e këtij Fakulteti, si dhe rregullat per t’u bere magjistrat. Dega e Juridikut do te jete pese vjet dhe per te konkurruar per magjistrature detyrimisht duhet te kesh 3 vjet stazh pune.

 

Me programin e integruar 5-vjeçar, krahas Anes, ish- maturantes ekselente, do te ndjekin vitin e pare te Drejtësisë edhe 749 te rinj. 8-ta është nota me e ulet mesatare tek pranimet per këtë vit ne Fakultetin Juridik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *