E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 49 minuta më parë
Video · Vendi

Diplomati Cutillo nuk jep sqarime për pajisjen e Interforce

Ambasadori italian Alberto Cutillo, ka folur për herë të parë për pajisjen e përgjimit që dyshohet se eshte përdorur nga Policia e Shtetit. Deri tani, programi i Interforce nuk ka dhënë asnjë detaj nëse pajisja ne fjale është sjellë nga ata dhe për çfarë është përdorur, e te njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ambasadori italian ne Tiranë, Alberto Cutillo.
Nuk mund të komentoj për një çështje që hetimet janë në vijimësi. Kështu që nuk kam komente, vetëm mund të them që kemi bashkëpunim maksimal mes Shqipërisë dhe Italisë.
Këtë deklaratë ambasadori Cutillo e bëri në një ceremoni për ndihmën 4 milionë euro që Italia jep per 11 projekte te pushtetit vendor në Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë