Asnjehere me pare levizjet e ambasadoreve ne zyrat e politikaneve kryesore ne vend nuk kane qene kaq te shpeshta sa javen e fundit.
Sot ne zyren e presidentit Meta kane zbarkuar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadoret e vendeve te bashkimit europian.
Ndersa Meta zhvillonte takimin me opoziten, ne seline e presidences hyri ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila u takua me stafin e kreut te shtetit.
Ne oren 11.00 ne seline e presidences shkuan ambasadoret e bashkimit europian te cilet biseduan per me shume se nje ore me kreun e shtetit Meta per platformen e tij per integrimin.
Sipas njoftimit te presidences, kryetari i shtetit i njohu diplomatet me platformën e tij të datës 8 prill, duke theksuar se qellimi eshte qe te gjitha palet te behen bashke ne menyre qe te pershpejtohet procesi i nisjes se negociatave të anëtarësimit ne BE-në.
Gjithashtu para ambasadoreve meta theksoi rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik.