Ministria e arsimit ka sqaruar opinionin publik se nga data 1 shtator 2014, kohe kur janë mbyllur një sere universitetesh private, nuk ka regjistruar asnjë diplome universitare nga këto institucione.

 

Ministria sqaron gjithashtu se katër vjet me pare u mbyllen 23 universitete, nga te cilët 22 ishin private. Atyre iu është kërkuar qe te dorëzojnë edhe regjistrat qe dispononin. Por Universiteti “Kristal” refuzoi te beje një gjë te tille. Regjistrat u sekuestruan nga prokuroria dhe pas hetimeve, ato u dorëzuan ne arshivën e Ministrisë se Arsimit.

 

Nga koha e mbylljes e deri me sot shume studente i janë drejtuar ministrisë për tu njohur me vlefshmërinë e diplomës se tyre. Ne 86 raste diplomat nuk ishin te rregullta, pasi nuk figuronin ne regjistra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *