Subscribe

Ndërkombëtaret shtojnë presionin per tërheqjen e presidentit maqedonas Ivanov nga vendimi per faljen e dhjetëra zyrtareve nen hetim. Kjo çështje ishte ne fokusin e te gjitha takimeve qe zhvilloi ne Shkup, zëvendës ndihmës sekretari amerikan per Europen dhe Azine, Hojt Brian Yee.

“Në të gjitha takimet kemi diskutuar per shfuqizimin e vendimit te presidentit, qe dëmton sundimin e ligjit dhe kredibilitetin e Maqedonisë si shtet qe aspiron integrimin euro-atlantik. Është shumë e rëndësishme që liderët të veprojnë në mënyrë urgjente qe të përmirësojnë dëmin e bere nga vendimi. Përmirësimi i dëmeve duhet të bëhet në mënyrë të qartë, gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë që te jete e mundur. Nëse shfuqizimi do te jete i pjesshëm, apo selektiv, kjo do te rrisë shqetësimin per pandëshkueshmëri.”

Zyrtari amerikan kërkoi perkrahje te institucioneve te zbatimit te ligjit, përfshire edhe Prokurorinë Speciale, qe do te zbardhe skandalin e përgjimeve. E ndërkaq, mediat ne Maqedoni raportojnë se pjese e diskutimeve ne parlament është edhe nje nismë e re e VMRO DPMNE-së dhe BDI për ndryshimin e ligjit për amnisti. Ndryshimet e propozuara parashikojnë që presidenti të mund të tërheqë vendimin, pa dhënë arsye për opinionin publik, por edhe në rastin kur anulimi i vendimit kërkohet nga personat e falur. Kjo nisme është kundërshtuar nga partia opozitare LSDM.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *