E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Diplomacia hap dyert për studentët e ekselencës

Ministria e Jashtme doli këtë të premte jashtë statusit të saj protokollar diplomatik, duke hapur dyert për studentët e ekselencës. Në stenda të ndryshme, ata kane pare oferta nga vende të ndryshme studimi në universitete të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Ambasadori amerikan Donald Lu, kishte veshur bluzën me logon e Universitetit ku kishte studiuar vete. Për t’u shfaqur më pas i interesuar mbi preferencat e studentëve shqiptarë. Në diskutime u përfshi edhe mikpritësi i aktivitetit, ministri Ditmir Bushati. Për Bushatin, duhen krijuar kushtet që të gjithë studentët të kthehen në Shqipëri, për të dhënë kontributin e tyre. Sipas ministrit të Jashtëm janë me mijëra të rinj shqiptarë, të cilët studiojnë jashtë dhe të shumtë të tjerë të interesuar për nisur studimet në universitete përtej kufijve.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video