Të rikthyer pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar, kryeqytetasit e Dinamos i kanë synimet e qarta dhe maksimale këtë sezon. E diela e kaluar mbylli përfundimisht merkaton e verës tek skuadrat shqiptare me Dinamon, që mbajti vendin e parë me plot 23 afrime.

 

Futbollistë të rinj, cilësorë dhe me eksperiencën e duhur në Superligën Shqiptare. Kjo është ajo çfarë kanë kërkuar drejtuesit e nëndetëses blu për të arritur objektivat e këtij sezoni.

 

Tek skuadra e drejtuar nga tekniku Bledi shkëmbi, ndryshimet kanë nisur që nga porta të cilën e ka marrë në udhëheqje një nga talentet shqiptar që shkëlqeu vitin e kaluar me Apolloninë si Romeo Harizaj.

 

Përvec gardianit shtatlartë, Dinamo fitoi garën me Partizanin dhe për dy futbollistët e rinj si Redon Mihana apo Mario Gjata të cilët priten të jenë titullarë të padiskuteshëm këtë sezon.

 

Në krahët e sulmit ka emra me përvojë si  Enis Gavazaj, Bardhi, Mihana  Haxhiu dhe Xhoel Plaku. Ndërsa cdo gjë do të rrotullohet tek futbollisti kyc i skuadrës  Agim Ibraimi

 

Ndeshja e parë për Dinamon është këtë të shtunë ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *