E shtunë, 31 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dimri i tretë në çadër, familja Basi nga Klosi kërkon banesë të re

Ky është dimri i tretë që familja Basi nga fshati Plan i bardhë i Bashkisë Klos, do të duhet ta kalojë në këtë çadër të vendosur që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.

 

Reklamë

Prej më shumë se dy vitesh, kjo familje prej 12 anëtarësh po pret që shteti t’i ndërtojë një banesë të re.

 

Reklamë

Kryefamiljarja Zile Basi shprehet se deri tani ka marrë vetëm premtime nga autoritetet të cilat sëfundmi i kanë thënë që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të kompensohet me para, për dëmin që i ka shkaktuarja lëkundja e fuqimshme e tërmetit të dy viteve më parë.

 

Por ajo shprehet se kërkesa për 3 kurorët e familjes së saj është ndërtimi i një banese sepse ajo vetë nuk mund të ndërtojë një shtëpi të re me aq para sa mund t’i japin.

 

Ndërkohë, edhe temperaturat e ulta të dimrit të tretë pas atij tërmeti, familja Basi do ta kalojë në këtë çadër të djegur nga i nxehti i verës dhe dëmtuar nga shirat e fundit.

 

Në Qarkun Dibër ende nuk është ndërtuar asnjë banesë e re për familjen që mbetën në qiell të hapur nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit të vitit 2019.

Vazhdo të lexosh

Reklamë