E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dimri hap siparin/ Veri i vendit mbulohet me dëborë

Dimri ka hapur siparin. Pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuar përmbytje në Shkodër e Malësi të Madhe, si dhe dy viktima, veriu i vendit është mbuluar nga dëbora.

 

Mëngjesin e kësaj të marte maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora.

 

Reklamë

Ndërkohë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime të kanaleve shkarkuese.

 

Bashkia Tropojë po punon për hapjen e rrugëve të dëmtuara, apo aty ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë