E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

VIDEO/ Dimër në pranverë, dëbora vesh me të “bardha” veriun e Shqipërisë

Bore ne rrugen Theth-Boge
Bore ne rrugen Theth-Boge

Shqipëria është pushtuar këtë fundjavë nga moti i keq me reshje shiu, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore, kushte atmosferike aspak të zakonshme për stinën e pranverës.

Temperaturat gjatë kësaj fundjave shkuan deri në 0 gradë celcius, duke bërë që qytetarët tu rikthehen rrobave të dimrit.

Vizion Plus mëson së në rrugën Bogë-Theth kanë nisur reshje debore, të cilat parashikohet të vazhdojne gjatë gjithë ditës.

Reklamë

Mjetet dhe punonjësit po punojnë dhe rruga është hapur. Qarkullimi drejt kësaj pike turistike kryhet me goma dimërore. Drejtuesit e mjeteve këshillohet të ndjekin udhëzimet e policisë.

Reshje të dendura debore kanë perfshirë edhe rrethin e Pukës.

/vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë