Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore, kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë si dhe në pjesën më malore të fshatit turistik.
Edhe pse jemi në pranverë, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje të lehta bore, duke krijuar një situatë tipike dimërore.
Kompania mirëmbajtëse e rrugëve ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe kriposjen e aksit, me qëllim qarkullimin normal të automjeteve.
Ndërkohë reshje dëbore janë regjistruar edhe në veri të vendit, në aksin Bogë -Theth. Aktualisht aty po punohet për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës./vizionplus.tv





