Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Dimër i vështirë/ Gjermania shqyrton kthimin te energjia bërthamore

30 Korrik 09:35

Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mungesë të energjisë elektrike. Në këtë situatë, qeveria po shqyrton të gjitha burimet e mundshme për të shmangur këtë skenar. Gazi, me të cilin mbusheshin më parë boshllëqet energjetike është kthyer tani në burim të papreferuar. Kjo pasi pas fillimit të luftës në Ukrainë Rusia e ka kufizuar në 20% të sasisë të mëparshme furnizimin për Gjermaninë. Qeveria po ndërton me shpejtësi katër terminale për të importuar gaz të lëngshëm, LNG. Por gazin e shtrenjtuar që do të importojë, ajo është e detyruar ta kursejë sa më shumë.

Në këtë kuadër qeveria po shqyrton se a mund ta zbusin centralet bërthamore një krizë të furnizimit me energji të Gjermanisë. Kancelari Scholz ka lënë të kuptohet se centralet bërthamore të vendit mund të mos mbyllen sipas planit, në fund të këtij viti.

Gjasat që të mbeten hapur centralet bërthamore

Diskutimi publik për këtë hap ka nisur që në mars. Atëherë u kërkua edhe që të zgjatet koha në punë e termocentraleve me qymyr. Sa i madh është rreziku për krizën energjetike në Gjermani në dimër, këtë ministri i Ekonomisë Robert Habeck po përpiqet ta konstatojë aktualisht me një test stresi, me një skenar të rastit më të keq.

Edhe pa përfunduar testi, sipas një burimi mendohet se Bavaria, landi federal i dytë nga madhësia i Gjermanisë, mund të ndodhet në një situatë problematike në rast krize energjetike në dimër. Kjo pasi energjinë elektrike Bavaria e prodhon kryesisht nga gazi dhe energjia bërthamore. Ndaj centrali i parë bërthamor, mbajtja e të cilit mund të zgjatet është ai në Bavari, Isar 2. Gjermania ka në punë edhe dy centrale të tjera bërthamore: në Baden-Vyrrtemberg (Neckarwestheim 2), në landin e tretë për nga madhësia të Gjermanisë, dhe në Saksoninë e Poshtme (Emsland). Së bashku ato prodhojnë rreth gjashtë përqind të nevojës për energji të Gjermanisë.

Mbajtja e centraleve bërthamore – thyerje tabuje për Gjermaninë

Mbajtja e centraleve bërthamore konsiderohet thyerje tabuje për Gjermaninë, sepse braktisja e energjisë bërthamore qe vendosur me ligj, që në vitin 2011. Pas katastrofës së Fukushimës, kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen deri në fund të 2022-it të centraleve bërthamore të Gjermanisë. Për këtë vendim ajo pati atëherë mbështetje të gjerë: si një rrugë për siguri më të madhe; për të shpëtuar nga mbetjet bërthamore të centraleve; por edhe për të nxitur burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Deri kur nisi lufta në Ukrainë, as që mendohej që ky vendim të sprapsej. Por me shpërthimin e luftës dhe me ndryshimin e politikës së Rusisë, u pa e nevojshme qe Gjermania të shkëputej nga varësia e madhe energjetike nga Rusia, në radhë të parë për furnizim me gaz. Pra veç kthesës epokale në mbrojtje, u shtrua nevoja e një kthese edhe energjetike të Gjermanisë.

Centralet bërthamore mund të jenë një burim shtesë, për të kufizuar rritjen e çmimit të energjisë. Aq më tepër kur kërkesa për të mund të rritet: shumë njerëz mund të kalojnë në ngrohje me energji elektrike, po të mungojë gazi ose kur ai të shtrenjtohet.

Me gaz Gjermania mbulon 13 përqind të nevojave të saj energjetike. Gazin nga Rusia, Gjermania e përdor për industrinë dhe për ngrohje.

Programi atomik i Franz Josef Strauß-it dhe solidariteti evropian sot

Shumë shtete po i rikthehen energjisë bërthamore. Japonia do të vërë në punë deri në dimër nëntë centrale bërthamore. Franca do të ndërtojë gjashtë centrale të reja bërthamore, veç 56 centraleve ekzistueseve që ka. Gjermania ka pasur 22 centrale bërthamore. Deri në vitin 2011 në punë qenë 15 të tilla.

Në Gjermaninë Perëndimore ishte Franz Josef Strauß-i, “Ministri Federal për Çështjet Atomike” që nisi në vitet 1950 një program bërthamor. E bëri këtë i rrethuar nga mosbesimi i fqinjëve, pasi Gjermania hitleriane qe përpjekur deri në fund të ndërtonte një bombë bërthamore.

Por besimi në energjinë e lirë bërthamore u trondit me demonstratat e viteve 1970 dhe me katastrofën e Çernobilit, më 1986. Gjermania ka pasur që në këtë kohë edhe një lëvizje të fortë ekologjike. Ajo është nga të paktat vende, ku partia ekologjiste, Të Gjelbrit, kanë qenë dhe janë në pushtet. Fillesën si parti, Të Gjelbrit në Gjermani e kanë pikërisht në lëvizjen protestuese antibërthamore.

Edhe sot Të Gjelbrit e kundërshtojnë energjinë bërthamore. Megjithatë, ministrja e Jashtme e Gjelbër, Annalena Baerbock pranoi se “tani ndodhemi në një situatë emergjente, ku po shqyrtojmë edhe njëherë gjithçka”. Televizionit Bild-TV ajo i tha se ka rëndësi që “çdo hap të bëhet i bazuar në fakte.”

Nga anëtarët e tjerë të qeverisë, njësoj si Të Gjelbrit, të rezervuar janë socialdemokratët. Por një zëdhënës i kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz tha se kancelari do ta vendosë kursin e veprimit “krejtësisht i lirë nga ideologjitë”. Për këtë ai pret rezultatet e testit aktual, të dytë, të stresit për energjinë.

Ndërsa partia liberale, FDP, e kërkon hapur zgjatjen e mbajtjes së centraleve bërthamore – si shenjë solidariteti me Evropën. Kërkohet solidaritet edhe me Francën, në situatë të vështirë pasi i ka jashtë funksionit për shkaqe teknike gjysmën e centraleve të saj bërthamore. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe opozitarët e CDU/CSU-së.

Rikthimi te termocentralet me qymyr – hapi tjetër i dhimbshëm

Qeveria po kërkon rrugë për të kursyer gaz, por edhe që çmimet e energjisë të mbeten nën kontroll. Ngritjen e çmimit të gazit në treg dje ajo vendosi megjithatë t’ua transportojë pjesërisht edhe konsumatorëve.

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck tha se çmimi i gazit do të rritet prej 1 tetorit. Për një familje në Gjermani, gazi do të kushtojë nga 300 deri 1000 euro më shumë në vit.

Është pikërisht kjo situatë kur qeveria gjermane bëri para pak ditësh (13.07.) një hap tjetër: riktheu në tregun e energjisë elektrike centralet që operojnë me qymyr dhe me naftë.

Me një dekret u vendos që për një periudhë të kufizuar, deri në fund të dimrit, energji të prodhojnë 27 termocentrale me qymyr. 11 prej këtyre termocentraleve, tashmë në rrjet, nuk do të nxirren prej tij. 16 të tjera do të rifuten në rrjet.

Ministri i Gjelbër i Ekonomisë, Habeck tha se përdorimi i qymyrit është një masë e dhimbshme, por e nevojshme. Objektivi i braktisjes së qymyrit në Gjermani, më e vonta në vitin 2038, sipas qeverisë, mbetet i paprekur./DW

Posted Under:
Bota Ekonomi Kronike Kryesoret
Tagged:
Dimer energjia bërthamore Gaz Gjermania

Nga e njëjta kategori

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë karnavalesh

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

më shumë...

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për tu përshëndetur! Ja zonat më të lira në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.