E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Dilemat e pagës minimale. Biznesi: Na shtohen kostot

Rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë, shoqërohet me dilema, lidhur me efektivitetin e saj. Njëra anë e medaljes është mbështetja e grupit më vunerabël të shoqërisë, por nga ana tjetër janë kostot që mbart ky vendim, kryesisht per biznesin e vogël dhe të mesëm. Bizneset thonë se rritja e pagës nuk bëhet me vendime, por ajo duhet të vijë natyrshëm nga rendimenti.

 

Duke rritur pagën minimale, për rrjedhojë do të rriten edhe niveli i sigurimeve shoqërore dhe atyre shëndetësore. Ndaj vlerësohet me dyshim që ky vendim, të gëzojë vërtet punonjësit me pagesën më të ulët financiare.

 

Reklamë

Shqipëria ka sot pagën minimale më të ulët në rajon, një fakt ky, i cili lidhet me nivelin e varfërisë në vend. Pagesa të tilla kryesisht marrin ata që punojnë në sektorin fason, ndërtim, apo edhe në shërbime. Në industrinë e fasonit zëri i shpenzimeve për paga zë rreth 60 % të totalit, ndaj kjo rritje konsiderohet për ta penalizuese.

 

Më shumë video

Reklamë