Kjo e hënë do te jete nje dite vendimtare ne bisedimet mes kryeministrit britanik Cameron dhe presidentit te Keshillit Europian Tusk, per qëndrimin e Britanisë ne Bashkimin Europian. Negociatat e se dieles ne Londer përfunduan pa nje marrëveshje, ndonëse ka patur progres ne çështjen e kufizimit te përfitimeve per emigrantet nga vendet e unionit, qe kërkohet me ngulm nga Cameron.
Synimi i bisedimeve eshte arritja e nje marrëveshjeje qe do t’i prezantohet liderëve te BE përpara samitit te 18 dhe 19 shkurtit ne Bruksel. Britania kerkon reforma brenda unionit ne këmbim te qëndrimit ne bllokun prej 28 anëtaresh, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e nje referendumi per kete çështje. Megjithatë, reduktimi i ndihmave sociale per emigrante nga vende te tjera te BE eshte kundërshtuar nga liderë te unionit, pasi shkel te drejtat e këtyre qytetareve per te punuar dhe jetuar ne keto vende. Mosmarrëveshjet mes Londrës dhe Brukselit u shtuan vecanerisht vitin e kaluar, kur kontinenti u përball me krizën e emigranteve. Mes kërkesave te Britanise është qe vendet e BE te kontrollojnë numrin e tyre dhe te kufizojnë përfitimet sociale per ta. Londra kërkon gjithashtu më shumë pushtet për qeveritë e ketyre shteteve dhe mbrojtjen e Britanisë dhe te vendeve që nuk e përdorin monedhën euro.