Ish-zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar rikthimin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe deklarata e tij për vendet anëtare të NATO-s.
Dilaveri tha se ardhja e Trump në krye të SHBA do të ndryshojë gjithë Europën, por në veçanti britaninë e Madhe.
Sipas tij Britania e Madhe do të jetë mes dy “zjarresh”, BE dhe SHBA.
“Me këtë shifrën 5% që ka hedhur sot në Davos ka krijuar shqetësime në të gjithë vendet anëtare të NATO-s, sepse të gjtiha do ta kenë problem. Në mandatin e parë Trump donte të arrinte në 2%, tani në 5%, ky për mua është presion për të gjitha ekonomitë e vendeve anëtare të NATO-s. Kemi të qartë që nuk mund të funksionojë dot Europa pa patur në krah të saj SHBA-të. Trump me këtë kërcënon nëse nuk paguani aq sa duhet për kosoto ju nuk do të keni mbrojtjen amerikane. Kjo do të thotë se kjo do të ndikojë në ekonomitë e vendeve anëtare. Furia Trump do të bëjë që gjithë Europa dio të ndryshojë qasja. Unë mendoj se Mbretëria e Bashkuar do të ketë probleme më të mëdha pasi do të jetë mes SHBA dhe BE, dhe do ju duhet të zgjedhin mes të dyjave. Unë mendoj se Mbretëria e Bashkaur do të jetë në ngërç në marrdhëniet me SHBA”, tha Dilaveri.