Subscribe

Mbledhja e sotme e KDK e Partisë së Lirisë është shndërruar një luftë akuzash mes dy bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.

Pas akuzave të Monika Kryemadhit se njerëzit pranë Ilir Metës po përdorin nepotizmin p[ër të larguar njerëz nga partia, ka ardhur reagimi i kreut të PL.

Sipas tij nepotizmi ka larguar sot njerëz nga partia, pasi njerëz që ai dikur i bëri ministre sot nuk vijnë as në mbledhje partie.

Nepotizmi është ajo që në mbledhjen e kaluar nuk ishte një shoqja jonë e pranishme, pasi nuk elanë të vijë. Nepoztizmi ka përzënë gjysmën e atyre që votuan në 2017-ën nga Shqipëria. Nuk ishte votim, ishte krim djegia e mandateve. Të gjithë kanë përgjegjësi, përveç Erisa Xhixhos, pasi nuk ka qenë deputete. Të gjithë të tjerët u justifikuan me idenë pse nuk dërguan një mesazh te Meta, me idenë po mirë ata burrë e grua, grua e burrë. Nepotizmi është kjo Keidi. Nepotizmi është ajo që disa mendojnë se kjo është lojë. Ilir Meta ka bërë lojë ndonjëherë me Kushtetutën, me interesin kombëtar? Lojë ping pong, tenis do bëjë Meta“, u shpreh Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *