Baby G në një bisedë me Dijonisin, ka treguar se në rrjetin e saj social “Instagram” i kanë shkruar shumë personzhe të famshëm.
Ajo rrëfeu se një nga ta ishte dhe Dj Snake. Baby G na zbuloi mesazhin që i ka bërë këngëtari i njohur, duke thenë se kishte të bënte me muzikën, asgjë personale.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Në Instagram më kanë shkruajtur shumë njerëz të famshëm
Dijonisi: Kush? Kush të ka shkruajtur?
Baby G: Shumë. Dj Snake që ka bërë këngë me Selena Gomes dhe Cardi B
Dijonisi: Dhe çfarë të tha?
Baby G: Më ka pëlqyer këngën, diçka për muzikën më tha
Nga ana tjetër, mes batutash Dijonisi i ka treguar Baby G përshëndetjen e veçantë që i ka bërë David Guetta në një koncert.
“Kam qenë në një koncert të David Guetta dhe sa më pa mua direkt bëri shqiponjën me dorë. Ishin 30 mijë njerëz në koncert, por sa më pa mua me flamur shqiptar tha: Të dua Shqipëri”, thotë mes batutash Dijonis Biba.
Por, mes dy fermerëve nuk kanë munguar as momentet gazmore. Teksa qëndronin të përqafuar, Baby G tha se mund të blejë shtëpinë 1 milion euro, ndërsa Dijonisi me batuta i kthehet se fermerja për 100 mijë euro po pastron bajgat. Të dy “shpërthyen” në të qeshura. /vizionplus.tv





