Flakët vdekjeprurëse që kanë mbërthyer brigjet e Mesdheut tashmë janë përqëndruar intesnisvisht në Spanjë ndërsa vendet e tjera kanë arritur të vendosin nën kontroll zonat më kritike.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen ndërsa janën djegur më shuinmë se 5 mijë hektarë sipërfaqe pyjore. Shkak për shpërthimin e vatrave të zjarrit u bë djegia e një automjeti.

Spanja prej ditësh po përjeton temperatura ekstrem të larta. Në Kordoba u vendos një rekord i ri për vendin që i tejkaloi 47 gradë celcius. Deri më tani, niveli më i lartë i nxehtësisë për kontinentin e Europës është matur në Itali. Me 48.8 gradë celcius.

Ndërkohë në rajonin lindor të Valencias në Spanjë, një shkëndijë elektrike shkaktoi një zjarr që detyroi evakuimin e qindra njerëzve.

Ekipet zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, të ndihmuar nga një sërë mjetesh ajrore, të cilët hasin probleme për të fluturuar për shkak të mungesës së dukshmërisë për shkak të tymit.

Ndërkohë në Itali, më shumë se 120,000 hektarë sipërfaqe janë djegur ndërsa ka ende vatra aktive zjarri, në jug të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *