Një servis makinash është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Elbasan.

Pika e servisit ndodhet në afërsi të ish Kombinatit Metalurgjik.

Flakët kanë përfshirë me shpejtësi objektin pavarësisht se edhe zjarrëfikëset shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se janë edhe dy makina të djegura nga zjarri në servis.

 

 

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *