Digjet një rulot me targa portugeze në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Roms.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, një shtetas italian ka dalë nga automjeti që është shkrumbuar thuajse totalisht në kohë, duke mos pësuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka qenë një defekt që ka bllokuar gomat e para, duke bërë që të shpërthejnë në fjalë.
Drejtuesi i mjetit sapo ka konstatuar tymin ka arritur të zbrës, ndërsa rulota në pak minuta është djegur totalisht. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjës, automjeti ështe djegur i gjithi. Në vendin e ngjarjës ka shkuar edhe policia, ndërsa po punohet për shkaqet që cuan në djegien e rulotës.