Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Kamëz.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Donald Trump’.

 

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara aty pranë.

 

 

“Kamzë/Informacion paraprak

 

Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.

 

 

Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.

 

Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *