E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Video · Vendi

Digjet një banesë në Burrel

Tre pjesëtar të familjes Abdiu në qytetin e Burrelit kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Zjarri ka arritur të dëmtojë të gjithë orenditë shtëpiake, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat e tjera.

 

Kryefamiljarja Lindita Abdiu tha se sipas policisë, ka qenë një shkëndijë elektrike. Ajo thotë se aktualisht ajo është strehuar tek të afërmit, ndërsa vetë është e pafuqishme ekonomikisht për ta riparuar banesën.

 

Reklamë

Specialisti i emergjencave civile në Bashkinë Mat, Agim Selita, tha se për rastin në fjalë janë hartuar dokumentacionet përkatëse dhe se do t’i propozohet Këshillit Bashkiak për ndihmë të menjëhershme.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë