E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet në orët e para të mëngjesit makina në Vlorë

Një automjet, i cili ishte parkuar, është djegur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani” në Vlorë.

 

Policia bën me dije se automjeti tip “Audi” që është në pronësi të shtetases B. T.,  është shkrumbuar.

 

Reklamë

Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti, apo ka qenë i qëllimshëm.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë