E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Digjet makina e djalit te kryebashkiakut Xhelili

Makina private e djalit te kryetarit të bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, është gjetur e djegur në afërsi të banesës së tij. Sipas policisë, automjeti është djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit duke u gdhire e enjtja. Denoncimi është bere nga vete kryebashkiaku Xhelili. Nga hetimet e para, dyshohet se kemi te bëjmë me nje zjarrvenie te qëllimshme. I kontaktuar nga Vizion Plus, kryetari i bashkisë tha se, nuk mund te komentonte ngjarjen persa kohe policia, nuk ka mbyllur hetimet. Shukri Xhelili është në mandatin e tij të parë në krye të Bashkisë se Dibrës, i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë