E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Digjet makina në parking në Shkodër, shërbimi zjarrfikës eviton përhapjen e flakëve

Një automjet është përfshirë nga flakët në parkingun e një pallati në rrugën “Dragushaj” të qytetit të Shkodrës. Retë e tymit të përhapura me shpejtësi në zonë krijuan panik tek banorët, ndërsa u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të bërë shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por dyshimet e para janë për një shkëndije elektrike.

Megjithatë nuk përjashtohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm dhe për këtë arsye po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë të pallatit dhe bizneseve përreth për të kontrolluar hyrje – daljet në parkingun e pallatit.

Mjeti rezulton në pronësi të një shtetasi italian, i cili është marrë në pyetje nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Më shumë video

Reklamë