E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 39 minuta më parë
Kronikë

Digjet makina në Korçë

Ilustrim · Vizion Plus

Digjet një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Ngjarja sipas policisë lokale ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në Bulevardin “Republika” të këtij qyteti.

 

Të njëjtat burime thanë se ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale për shkak të një defekti në sistemin e ndezjes së mjetit në pronësi të një 26-vjeçari, banues në këtë qytet.

 

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit si dhe persona të tjerë ata të cilët janë munduar të shuanin flakët e zjarrit, por ka qenë e pamundur edhe në kushtet kur shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Kjo edhe për atë sepse flakët kanë përfshirë me shpejtësi mjetin tip “Benz”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh