E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Vendi

Digjet makina në Korçë, detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 02:30, ndërkohë që mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Si pasojë, automjeti është djegur plotësisht

Jashtë kamerave, pronari i këtij mjeti thotë se ka përplasur mjetin e tij para 3 ditëve dhe nuk ishte në gjendje pune por gjithë pajisjet ishin të vëna, përfshi baterine nga ky dyshon të ketë nisur flaka

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë