Pak ditë më parë shefin e policisë kufitare në Vlorë, Sadik Ceka e qëlluan me sende të forta, por mëngjesin e kësaj të shtune agresoret duket se i kanë dhënë një tjetër paralajmërim, duke i djegur automjetin. Ngjarja ndodhi gjate natës duke u gdhire e shtuna, në lagjen “Pavarësia”. Makina tip “Skoda” qe ishte e parkuar para banesës, është djegur ne pjesën me te madhe te saj. Policia po heton nëse rrahja e shefit te policisë dhe djegia e automjetit te tij, kane lidhje me njëra – tjetrën. Vetë Ceka ka pohuar se nuk ka probleme, por megjithatë dyshimet janë per sulme te qëllimshme per motive ende te panjohura.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *