Subscribe

Dy ore pas ngjarjes se rende ne Lushnje, ku 40 vjecari Besnik Hida u ekzekutua me arme ne lokal, gjendet e djegur nje makine, qe dyshohet se i perket autoreve te krimit.

 

Mesohet se makina eshte gjetur në një fushë në lagjen “Saravë” në afersi te autostrades.

 

Brenda ne makine jane gjetur gjithashtu edhe dy arme tip kallashnikov dhe nje pistolete qe jane perdorur nga autoret per vrasjen e Besnik Hides.

 

Vrasja e Hides u krye ne oren 08:15 ne lagjen “Skender Libohova” ne nje lokal ne katin e dyte , ne zonen ku banonte viktima.

 

Ai po pinte kafen i vetem kur dy persona te maskuar u ngjiten ne katin e dyte dhe e qelluan me bresheri me kallashnikov duke e lene te vdekur ne vend.

 

Autoret shfrytezuan faktin qe ajo zone  e qytetit nuk eshte shume e populluar dhe iken ne rrugicat e lagjes me nje makine te vogel.

 

Besnik Hida ishte pronar edhe i nje markete ngjitur me vendin ku u vra.

 

Ai ishte prej vitesh nje nga tregtaret me te medhenj te pjeseve te perdorura te makinave ne qytetin e Lushnjes.

 

Babai i dy femijeve pak kohe me pare kishte marre edhe nje paralajmerim pasi iu vcu tritol ne makinen e parkuar ngjitur me shtepine, por ne ate kohe pa deme.

 

Besnik Hida ishtye person pa precedente penal dhe jo problematik ne Lushnje.

 

E vetmja lidhje me boten e erret e krimit, ndonese ne menyre jo direkte ishte vrasja qe iu be nipit te tij Zamir Latifi ne 11 tetor 2017 ne Lushnje.

 

Latifi u ekzekutua bashke me shokun e tij Jurgen Hoxha ne nje atentat ku objektiv ishte nipi i Aldo Bares.

 

Per kete ngjarje u shpallen ne kerkim Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu por kapja e tyre deri tani ka deshtuar ne disa operacione.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *