E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kosova

Digjet gjatë natës makina e zëvëndësministrit

Makina e zëvendësministrit serb në qeverinë e Kosovës, Millosh Perkoviç është djegur mbrëmjen e së enjtes.

 

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok, ku sipas zëdhënësit të policisë së rajonit të Mitroviçës, Besim Hoti ngjarja ka ndodhur pas orës 02:00.

 

Reklamë

“Pas orës 2 të mëngjesit është djegur makina në qendër të Zubin Potokut aty ku ka ishte e pakuar. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dale edhe zjarrfikësit dhe kanë shuar zjarrin që ai të mos përhapet”.

 

Ndësr të tjera në fjalën e tij Hoti thekson se dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme por akoma nuk ka asnjë motiv apo person të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë