Një dyqan është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës në Gjirokastër.

Vizion Plus mëson se zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati në lagjen “11 Janari”. Flakët kanë rrezikuar të përhapen në apartamentet e tjera të banimit.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës me 4 efektivë, i cili bëri të mundur shuarjen e zjarrit. Efektivët zjarrfikëse bënë të mundur evitimin e përhapjes së flakëve të zjarrit në pjesën tjetër të pallatit.

Zjarri shkrumboi pjesën e brendshme dhe orenditë e dyqanit. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Por tymi dhe flaka shkaktuan panik te banorët e pallatit.

Dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *