E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet banesa në Vlorë, plagoset i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë, si pasojë është plagosur një 80-vjeçar.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë të Vlorës, ku dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një  bombol gazi që shërbente për ngrohje,e cila ka marrë flakë.

 

Reklamë

Infrormacionet bëjnë me dije se i moshuari ndodhej i vetëm në banesë ka marrë dëmtime në duar, ndërsa është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës.

 

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë