Subscribe

Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një shtëpi në Berat të shkrumbohet pjesërisht.

 

Shtëpia në emër të 73- vjeçarit Jemin Kërbaci ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

 

Në momentin kur shtëpia u përfshi nga flakët brenda saj gjendeshin kryefamiljari, me nusen e djalit dhe nipin, të cilët mundën të dalin në kohë.

 

Ndërsa 73-vjeçari u nxor nga forcat zjarrfikëse, pasi zjarri përfshiu banesën.

 

Pas ndërhyrjes, flakët u vunë nën kontroll dhe në një kohë të shkurtër është bërë edhe fikja e plotë e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *