E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Digjet automjeti në bypassin Fier-Vlorë/ Nuk ka të lënduar

Një automjet ka shpërthyer në flakë në bypassin Fier-Vlorë mesditën e kësaj të premte.

 

 

Dyshohet zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.

 

 

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz por automjeti është djegur plotësisht.

 

 

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në bypass_in “Fier-Vlorë”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamioncin, me drejtues shtetasin J. K., banues në Durrës.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Vazhdo të lexosh