Subscribe

Një grua humbi jetën dhe 11 persona të tjerë u plagosën pasi autobusi me të cilin udhëtonin qe mori flakë në qendër të qytetit të Krujës. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes, kur autobusi i cili shoqëronte besimtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës shpërtheu në flakë. Menjëherë sapo ka vënë re se diçka nuk po shkonte shoferi  lajmëroi pasagjerët se autobusi po merrte flakë, por jo të gjithë arritën të dilnin në kohë kjo për shkak se zjarri bllokoi daljen në pjesën e përparme të mjetit. Flakët dhe tymi  bënë që brenda autobusit të krijohej një situatë kaotike. Një grua që ndodhej brenda ende e paidentifikuar ishte më fatkeqja, pasi nuk mundi të rezistojë. Ajo  humbi jetën në pak minuta.  Fatmirësisht të tjerët arritën të dalin nga dritaret ndërkohë që 11 prej tyre u dërguan në Tiranë. Policia bëri të ditur se në autobus ndodheshin 30 persona  shumica gra dhe drejtues të Kishës Ortodokse Shën Theodhori në Vlorë. Ata ishin nisur mëngjesin e kësaj të premteje nga qyteti i Vlorës në një ekskursion drejt Ulqinit. Dyshohet se shkaku i flakëve ka qenë aksidental ndërkohë që drejtuesit e policisë dhe hetuesit ndodhen në Krujë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *