Ndërkohë që Australia duhej të bëhej gati për ceremoninë më të bukur të fishekzjarreve në të gjithë botën me rastin e ndërrimit të viteve, e gjithë vëmendja është përqendruar në luftën me zjarret që kanë përfshirë vendin.

Më shumë se 100 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Australi, duke shkaktuar dëme të mëdha në Uellsin e Ri Jugor, Queensland, Australinë Perëndimore dhe Australinë e Jugut.

Mijëra njerëz po përballen me zjarret shkatërruese që kanë përfshirë vendin muajve të fundit. Rreth 4 mijë banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre në Viktoria dhe janë zhvendosur drejt bregdetit për t’u shpëtuar zjarreve që kanë shkrumbuar banesat.

 

ANDREW CRISP

 

KOMISARI I SHTETIT PER EMERGJENCAT

 

“Mallacoota aktualisht është nën kërcënimin e zjarreve. Është shumë e frikshme. Njerëzit tani janë nën rrezik por ne do të mbajmë linjën tonë për t’i shpëtuar dhe për t’i mbrojtur”

 

 

Disa prej banorëve të qytetit Mallacoota kanë ngritur çadra kampingu ndërsa flakët i afrohen bregdetit.

Ekipet e emergjencave civile ndërkohë janë në gatishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë të gjithë personave në nevojë.

Autoritetet u kërkuan dhjetëra mijëra banorëve dhe turistëve në Victoria të braktisin vendin gjatë fundjavës, pasi e marta e ardhshme mund të jetë më e nxehta dhe më e rrezikshmja në të gjithë historinë e shtetit.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën deri më tani, 2 viktimat e fundit janë një djalë dhe babai I tij. Të dy, atë e bir ishin duke luftuar me zjarrin që shkrumboi shtëpinë e tyre, por fatkeqësisht nuk ia dolën të mbijetojnë.

5 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Zjarret që kanë përfshirë Australinë që prej muajit shtator kanë shkrumbuar më shumë se 12 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe të më madhe se shteti i Japonisë.

Pavarësisht betejës së vazhdueshme të zjarrfikësve, shuarja e vatrave të zjarrit ka qenë e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erës qw ka favorizuar përhapjen e tyre.

 

Dëmet materiale janë të pallogaritshme por ajo që dihet deri më tani është se më shumë se 900 shtëpi janë shkatërruar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *