E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Digjet” Alaska, rekord historik i temperaturës 32.2 gradë

Ndryshimet e frikshme të klimës po reflektohen me temperature rekord në shumë vende të botës.

Pas temperaturave shumë të larta në Gjermani e France që nuk ishin parë prej dekadash, këtë fat e ka pasur së fundmi edhe vendi më I ftohte në botë, Alaska.

Meteorologët thanë se të enjten niveli I mërkurit në thermometer arriti 32.2 gradë në qytetin Anchorage.

Thënë ndryshe rekord I ri për këtë shtet, teksa deri më tani temperature më e lartë në historine e Alaskës ishte regjistruar në 14 gusht 1969, konkretisht 29.4 gradë.

Reklamë

Mesatarja për këtë periudhë të vitit në këtë vend është 18 gradë.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të vazhdojë të paktën edhe për javën tjetër në Alaske me temperature do të vijojë të jetë 15-20 gradë më shumë se mesatarja.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë