Kronikë
Digjen ullishtet në Fier, zjarri u ndez nga banorët

Mesditën e kësaj të shtune ka rënë një zjarr në parcelat me ullishte në në Kodrat e Zhupanit në Fier.
Terreni i vështirë kodrinor dhe era kanë sjellë probleme duke i përhapur flakët. Në këtë mënyrë, nga zjarri u përfshinë pemë të shumta ulliri.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe specialistèt po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet që zjarri është ndezur fillimisht nga banorët fermerë dhe më pas era ka favorizuar flakët duke e nxjerr zjarrin jashtë kontrollit.



