Subscribe

Tre automjete janë shkruambuar gjatë natës në lagjen 24 Maji në Vlorë.

 

 

Vizion Plus ka siguruar pamjet kur dy persona me kapuç iu drejtohen automjeteve dhe ndezin zjarrin me lëndë djegëse.

 

 

Të tre automjetet janë në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

 

 

Vlorë

I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.

Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
– –

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *