E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Digjen mbi 120 hektarë tokë në Lushnjë, zjarrësikësit nga tre bashki në “luftë” me flakët

Më shumë se 120 hektarë tokë, përfshirë edhe të mbjella me misër dhe luledielli janë djegur në Lushnjë.

 

Reklamë

Zjarri ka rënë në mesditë në tokat e myzeqese në fshatin Plug.

 

Më gjasë bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm vendosur nga fermeret në tokat hamullore.

 

Mirëpo zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe përvec të mbjellave rrezikon  të djegë edhe një stan me bageti.

 

Zjarrëfikësit nga lushnja, divjaka dhe Patosi janë në vendngjarje, ndonëse beteja me flaket mbetet e vështirë.

Më shumë video

Reklamë